|
Arsimi profesional
| bet | 16/17 | Sana | 21.11.2020 | Hajmi | 0,77 Mb. | | #12553 |
Titulli dhe shifra
| Sistemet multimediale/audio/video ( Moduli 2 ) |
|
Lloji dhe qëllimi dhe modulit
|
|
Ky modul është vazhdim i sistemeve multimediale/video/audio (moduli 1). Moduli kërkon që nxënësi të ketë njohuri themelore për pajisjet multimediale/video/audio, duke përdorur inçizimet optike dhe mjetet për lexim. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të shpjegojë bllok diagramin e pajisjeve të tilla, si dhe karakteristikat dhe veçoritë e modulave të ndryshme funksionale (p.sh. furnizimi energjetik, video qarku, audio qarku, marrësin, qarqet rregulluese) të këtyre pajisjeve. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësi për të testuar funksionin e çdo moduli funksional dhe të zbulojë avaritë dhe të riparojë këto pajisje, duke pasur parasysh masat e domosdoshme paraprake të sigurisë, si dhe gjithashtu t’u ofrojë klientëve këshilla, lidhur me sistemin.
|
|
|
|
|
|
|
Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja
|
| RM 1 |
Nxënësi është në gjendje të kujtojë fundamentët të DVD
Përmbajtja
-
Ndërtimi fizikë, identifikimi dhe përcaktimi i vendndodhjes së komponentëve,
-
Njësia e diskut,
-
Lloji dhe kapaciteti i diskut,
-
Funksionet standarde të DVD-së,
-
Sistemi për mbrojtjen e të drejtës së autorit, kodeve rajonale, mbrojtja e kopjes.
|
RM 2
|
Nxënësi është në gjendje të tregojë principet operacionale, standardet për përpunimin e sinjaleve digjitale dhe veçoritë e e DVD-së
Përmbajtja
-
Parimet për procesimin e videos digjitale MPEG,
-
Standardet MPEG,
-
Ngjeshja (kompresioni) i sinjaleve të MPEG videos,
-
Cilësia e imazhit të DVD video,
-
Zëri i DVD video,
-
Veçoritë e gjuhëve të shumta,
-
Veçoritë interaktive të DVD.
|
RM 3
|
Nxënësi është në gjendje të tregojë operacionin e DVD-së
Përmbajtja
-
RF blloku,
-
Procesori i të dhënave,
-
Deshifrimi,
-
Kontrolli i buferit (ang. buffer control),
-
Video dekoderi,
-
Kutia e konvertimit të gërmave,
-
Videokompensatori dhe zvogëlimi i zhurmës,
-
Nën fotografia,
-
Pajisja koduese PAL ,
-
Rregullimet e ekranit,
-
Audio detektori,
-
Audio dekoderi,
-
Kontrollimi i sistemit për shfaqjen e orës,
-
Kontrollimi i interfejsit (ang. interface),
-
Principet e funksionimit të laserit,
-
Furnizimi energjetikë.
|
RM 4
|
Nxënësi është në gjendje të demonstrojë operimin dhe rregullimin e DVD-së
-
Udhëzuesi për përdorues dhe manuali për servisim (riparim),
-
Instalimi, lidhja dhe funksionimi,
-
Simptomet e zakonshme të prishjeve dhe shkaqet e zakonshme të prishjeve,
-
Modët për servisim, testet dhe rregullimet,
-
Matjet me formë valore,
-
Organizimet për shërbim.
|
Procedurat për vlerësim
|
|
Ky modul duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësi, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara për realizim janë përmbushur në nivel të pranueshëm
Në vijim janë dhënë shkurtesat që përdoren
RM Rezultati i mësimit
IV Instrumentet për vlerësim
KR Kriteret për realizim
|
RM 1
|
IV
|
Vlerësimi bëhet përmes testit me shkrim (kombinim i testit me pyetje me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë, pyetje me përgjegje të shkurtër dhe (ose) për zgjedhjen e problemit)
|
KR
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje të :
-
Të kujtojë ndërtimin fizikë,
-
Identifikojë dhe përcaktojë vendndodhjen e komponentëve të një DVD të zakonshme,
-
Të shpjegojë funksionin e njësisë për ngasjen e diskut,
-
Të tregojë llojet tipike dhe kapacitetin e disqeve,
-
Të shpjegojë funksionet e standardeve të DVD-së,
-
Të kujtojë sistemin për mbrojtjen e të drejtës së autorit, kodet rajonale, mbrojtja e kopjes së diskut të DVD-së.
|
RM 2
|
IV
|
Vlerësimi bëhet përmes testit me shkrim (kombinim i testit me pyetje me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë, pyetje me përgjegje të shkurtër dhe (ose) për zgjedhjen e problemit)
|
KR
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje të :
-
Të shpjegojë parimet për procesimin e videos digjitale MPEG,
-
Të kujtojë standardet MPEG,
-
Të përshkruajë principet e ngjeshjeve (kompresionit ) të sinjaleve të video MPEG,
-
Të përshkruajë përpunimin e imazhit të DVD,
-
Të përshkrujë sistemin e zërit të përdorurë në aparatin e DVD,
-
Të përshkruajë veglat për përdorimin e gjuhëve të shumëta të një DVD aparati,
-
Të përshkruajë veglat interaktive të DVD të një DVD aparati.
|
RM 3
|
IV
|
Vlerësimi bëhet përmes testit me shkrim (kombinim i testit me pyetje me përgjegje të përputhshme, me përgjigje të shumëfishtë, pyetje me përgjegje të shkurtër dhe (ose) për zgjedhjen e problemit)
|
KR
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje:
-
Të hartojë një bllok diagram të thjeshtësuar të një DVD aparati, duke identifikuar funksionin dhe qëllimin e secilit bllok,
-
Të vizatojë drejtimin e qarkullimit të sinjaleve në bllok diagram,
-
Të identifikojë blloqet kryesore funksionale në skemën e dhënë të DVD aparatit,
-
Të identifikojë komponentët kryesore fizike në skemën e dhënë të një DVD aparatit.
|
RM 4
|
IV
|
Vlerësimi bëhet përmes vëzhgimit të eksperimenteve ose ushtrimeve të realizuara nga një nxënës ose grup nxënësish dhe përmes vlerësimit të dokumentacionit të eksperimenteve/ushtrimeve të përgatitur nga një nxënës.
|
KR
|
Nxënësi duhet të jetë në gjendje:
-
Të përdorë udhëzuesin e një DVD aparati për të lidhur dhe për ta vënë në punë një DVD aparat,
-
Të kujtojë simptomet e zakonshme të prishjeve dhe shkaqet e zakonshme të prishjeve
-
Të selektojë modën për servisim të DVD dhe të ndërmarrë testet dhe rregullimet ( me ndihmën e manualit për servisim)
-
Të masë format valore ( aty ku është e përshtatshme) kur në DVD bëhet procesimi i një disku testues relevant,
-
Të bëjë rregullimet e sinjalit në shtegun e rrjedhës ( aty ku është e përshtatshme) në pajtim me manualin për servisim.
|
Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe mësimit
|
| -
Ky modul duhet të realizohet në klasë dhe në laboratorin e elektronikës.
-
Instruktori duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të gjejë dhe të ushtrojë aq sa është e mundur. Ai duhet t’i udhëzojë nxënësit gjatë realizimit të eksperimenteve të tyre.
-
Nxënësve duhet tu jepet kohë maksimale të ushtrojnë dhe zbulojnë. Nxënësit duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tyre përmes diskutimeve dhe hulumtimeve.
-
Vlerësimi duhet të bëhet pas çdo rezultati të mësimit të arritur (shih procedurat e vlerësimit)
|
Baza e domosdoshme materiale
|
|
Për realizimin e përshtatshëm të modulit është e domosdoshme të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:
-
Dhomë klase dhe laboratori (përfshirë veglat për eksperimentim dhe instrumentet për matje)
-
OHP-projektori,
-
Materialet për mësimdhënie përfshirë manualët, diagramet e qarqeve, listat e të dhënave, listat eksperimentuese dhe transparencat e OHP për të ndihmuar të trajnuarve të parafytyrojnë procedurat dhe proceset që nuk mund të demonstrohen ose praktikohen,
-
Materialet/referencat për hulumtimin përkatës
|
|
| |